I shumëkërkuari që rezulton i zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit të vitit 2022, Ervis Martinaj ka kërkuar të vrasë Fatmir Hyseni i njohur ndryshme dhe si Doqja. Operacioni i fundit i realizuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka zbuluar planet e Martinajt për vrasjen e Doqjes, në bashkëpunim me ish-deputetin Arben Ndoka.
Në njoftim bëhet me dije se Martinaj dhe Ndoka kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë-Krujës dhe në zonën e Burrelit. Martinaj ka kontaktuar Viktor Imerin, i cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim dhe i ka kërkuar vrasjen e Hysenit.
Pjesë nga njoftimi:
Në qendër të këtyre grupeve kriminale është grupi kriminal i krijuar dhe drejtuar nga shtetasi E.M., i cili është në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga shtetasi A. N. Këta dy grupe kriminale, për arritjen e qëllimit kriminal kanë kontaktuar anëtarë të një grupi tjetër kriminal i cili vepronte në qytetin e Durrësit. Gjithashtu, të dy këto grupe kriminale kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit. Po kështu për të realizuar qëllimet kriminale E.M., kontakton shtetasin V.I., i cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim i kërkon vrasjen e shtetasit F.H. Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara E.M. dhe A.N., vijnë edhe shtetasit E.Sh. dhe A.A., të cilët edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë E.M. dhe A.N., në realizimin e qëllimit kriminal që është vrasja e D.B. etj. E.SH. kontakton me të hetuarin T. B., të cilit i kërkon vrasjen e D.B. Po kështu E.SH., siguron informacione për lëvizjet e D. B. Dhe këto informacione i’a vë në dispozicion shtetasit A.N.
Fatmir Hyseni alias Doqja është i shpallur në kërkim. Klani “Duka”, armiqtë e prbetuar të Ervis Martinaj kontraktuan Fatmir Hysenin për të eleminuar fizikisht, Santiago Malkon, krahun e djathtë të Martinajt. Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit 2019 në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë. Fatmir Hyseni është dyshuar dyshuar Gjithashtu si një nga bashkëpunëtorët e vrasjes së vëllait të Viktor Imerit në Vlorë, ose siç njihet ndryshe “Tori i Xhihanes”. Fatmir Hyseni është kunati i Dritan Veselit alias “Didi i Vlorës” ose “Didi Çami”, i vrarë në 14 shtator 2004 në qytetin bregdetar. Viktor Ymeri njihet edhe si daja i ‘faqedjegurit’, Edison Harizaj.