Tre persona të armatosur me një automatik kanë grabitur rreth një kilogram flori pasditen e sotme një argjendari në Kamëz dhe më pas janë arratisur me një automjet BMW.
Gazeta Korrieri ka siguruar pamjet e automjetit luksoz BMW X6, ngjyrë e bardhë, që është përdorur nga tre grabitësit për t’u arratisur nga vendngjarja, ndërsa besohet se autorët i janë drejtuar më pas Laknasit.
Po ashtu raportohet se autorët që kanë ardhur nga Fushë Kruja kanë përdorur targa të falsifikuara për mjetin.