![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2023/11/640-0-4d9f55940183783dd56ec948009783b9.jpg)
Artistja kosovare, Abnora Fejza Idrizi emri i të cilës rezulton tre herë në librin e rekordeve botërore Guinnes ka treguar sot për punimin e saj më të ri.
Artistja ka krijuar flamurin më të madh shqiptar me palosje fletësh deh po garon për një rekord të ri.
Asaj i janë dashur rreth 120 mijë pjesë letre për të punuar flamurin gjigand.
Në këtë projekt janë angazhuar nxënës të medresesë në Prishtinë dhe familjarë të saj.