Foto ilustruese
Një familje në fshatin Rraboshtë në Lezhë është bllokuar nga rritja e nivelit të ujit të një kanali. Strukturat e bashkisë Lezhë si dhe Kryetari i Njësisë Administrative janë njoftuar për rastin dhe në vendngjarje po shkojnë strukturat e emergjencat civile të bashkisë Lezhë, me mjet për zhbllokimin e kanalit.
Bashkia thotë se shërbimet e emergjencës do të jenë në gatishmëri për çdo rast problematik. Megjithatë, përveç masave, kanë vënë në dispozicion të banorëve edhe një numër telefoni për çdo vështirësi që mund të krijohet.
“Bashkia Lezhë lidhur me të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik, ju bën me dije se priten reshje të dendura shiu dhe përmbytje! Shërbimet e Emergjencave të Bashkisë Lezhë do të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast problematik!
Përveç masave që do të marrim ne, ju lutemi banorëve që për çdo rast emergjent të lajmërojnë në kohë reale në numrin e tel: +355 68 331 2049”, njoftoi bashkia e Lezhës.