![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2023/11/0_SWNS_BARNET_MURDER_006-20-696x391-1.webp)
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri të ditur mbrëmjen e së premtes se strukturat e emergjencave civile vijojnë punën në terren për eliminimin e çdo pasoje.
Si pasojë e motit me erë të fortë në Portin e Durrësit është ndaluar lundrimi i anijeve të peshkimit dhe anijeve të tonazhit të ulët. Tragetet vijojnë punët normalisht.
Sa i përket situatës në qytet dhe në zonat periferike mësohet se si pasojë e reshjeve gjatë natës ka pasur disa probleme në mbushjen e rrugëve me ujë.
Megjithatë situata është drejt përmirësimit dhe pa problematika.