Një modele pretendon se është dëbuar nga një supermarket, për shkak të veshjes së saj të ekzagjeruar.
Kerolay Chaves e veshur me pantallona të shkurtra xhins dhe një bluzë të bardhë të shkurtër, ka thënë se ajo thjesht po e shtynte karrocën e ushqimeve dhe po blinte biskota, por iu kërkua të largohej, pasi stafi tha se rrobat e saj ishin të ekzagjeruara.
“Sapo erdha nga supermarketi dhe u paragjykova pasi kisha veshur rroba shumë të shkurtra. Disa njerëz shikonin me paragjykim, të tjerë më shanë dhe më në fund më dëbuan nga supermarketi. A e besoni dot? Mendoj se është absurde që ne femrat ende trajtohemi në këtë mënyrë, vetëm sepse vishemi siç duam”, ishte komenti i modeles 21-vjeçare në një postim në Instagram, ku ndiqet nga 435 mijë njerëz.
Kerolay ka gjithashtu 2.2 milionë ndjekës të TikTok, ku u shpreh se ndihet e ofenduar nga ky vendim që kishte marrë supermarketi.
Ngjarja ka lënë fansat të habitur, por jo të gjithë ishin dakord me modelen.