Serbia u trondit nga një tjetër vrasje masive, pak pasi një 13-vjeçar vrau tetë fëmijë dhe rojen e shkollës.
Këtë herë ishte Uros Blazeviç që qëlloi për vdekje tetë persona në fshatin e tij. 21-vjeçari u arrestua pas tetë orë kërkimesh.
Mësohet se ai ishte strehuar në një banesë, ndërkohë që gazeta serbe Republika shkruan se familja e kishte ‘mirëpritur’ atë pasi ditën e nesërme festohej Shën Gjergji, ose ndryshe dita e baptizmit.
Ndërkohë, gazeta zbardh të tjera detaje nga simboli në bluzën e autorit të krimit në momentin e arrestimit.
Në bluzë lexohet ‘Gjenerata 88’, ndërsa sipas alfabetit, shkronja e tetë është H dhe sipas ideologjisë naziste, numri 88 do të thotë HH ose Heil Hitler.
Numri 88 përdoret nga ekstremistët e djathtë në Gjermani për të shmangur ligjet strikte që ndalojnë simbolet e ekstremit të djathtë.