Lidhur me ngjarjen e rëndë në fshatin Metoq në Sarandë ku gruaja vrau burrin me sëpatë, një nga banorët e fshatit rrëfen për mediat si e ka njohur çiftin.
Ai rrëfen se gruaja ka qenë me probleme të shëndetit mendor, ndërsa bashkëshorti i saj i vrarë punonte i vetëm për të mbajtur shtëpinë.
‘Punonte vetëm ai dhe kanë 4 vajza. Një më duket se e ka në shtëpi, 3 i ka të martuara. Edhe punonte i shkreti, ku i dlite puna ditë për ditë. Gruaja ka qenë e ikur. Ai nuk pi alkool. Ai punëtor i shkreti, as alkool asgjë, me qira rri. Gjynah mavri. Ajo është me të meta. Këta janë nga Korça, nga fshatrat e Korçës. Ka qenë në gjumë mavria. I thosha ik, se qe me të meta ajo po qe edhe me sëmundjen e tokës. Gjynah, ka qenë burrë i mirë shumë, i dashur me njerëzit.’ /korrieri