EMRAT/ Konfiskohen vilat pa leje në Farkë, hija e Eduard Dushku alias Edi i Saukut pas tyre
Gjykata e Tiranës ka konfiskuar 7 vila në zonën e Mulletit në Tiranë, pas kërkesës së Prokurorisë së kryetetit.
Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se vilat ishin ndertuar me kundershtim me ligjin dhe per kete arsye i ka kerkuar Gjykates qe te shpallë fajtorë nëntë persona për veprat, ndërtim të paligjshëm dhe falsifikim te dokumenteve.
Nga hetimet u zbulua se “në zonën e Mulletit, në ekonominë pyjore 1/a dhe 2/a, janë ndërtuar 7 objekte (vila), formalisht të pajisura me leje rindërtimi, por që rezultoi se dokumentacioni tekniko ligjor i përdorur pasqyronte të dhëna të rreme, si dhe duke cenuar fondin pyjor, në juridiksion të Bashkisë Tiranë”.
Të pandehurit janë dy arkitektet, Armand Prelezi dhe Klevis Bregu, të akuzuar për “Falsifikim të dokumenteve”.
Po ashtu dhe pronarët e vilave, Manush Teqja, Florian Zela, Abaz Teqja, Mehmet Durishti, Tefta Visha dhe Arblin Harizi, të akuzuar për “Ndërtim të paligjshëm” dhe “Falsifikim të dokumenteve”.
Po ashtu prokuroria akuzon dhe Dorina Dushku, për vepren penale, “Ndërtim të paligjshëm.”
Ora News raportoi më herët se pas këtyre vilave qendronte një personazh që njihet si Edi i Saukut.
Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm, Tiranë u shpallën fajtorë nëntë persona për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm’ dhe ‘Falsifikim i dokumenteve’ parashikuar nga nenet 199/a dhe 186/3 të Kodit Penal.
Në kuadër të procedimit penal nr.1285 të vitit 2023, nga ana e organit të prokurorisë u kryer hetime intensive, si marrja në pyetje e personave, kqyrje dhe sekuestrime pranë institucioneve si dhe kryerje e ekspertimeve teknike, dhe në përfundim u kolaudua se janë konsumuar elementet e veprave penale të parashikuara nga nenet 199/a/3, 186/2, 186/3 në bashkëpunim dhe 300 të Kodit Penal, pasi në zonën e Mulletit, në ekonominë pyjore 1/a dhe 2/a, janë ndërtuar 7 objekte (vila), formalisht të pajisura me leje rindërtimi, por që rezultoi se dokumentacioni tekniko ligjor i përdorur pasqyronte të dhëna të rreme, si dhe duke cenuar fondin pyjor, në juridiksion të Bashkisë Tiranë.
Në këto kushte, nga ana e prokurorisë u çmua, se ka prova për të proceduar me marrjen si të pandehur dhe shpalljen fajtorë, për veprat penale shtetasit si më poshtë:A.P., arkitekt, akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”;
Në përfundim të gjykimit, u vendos dënimi i të pandehurve dhe konfiskimi i 7 vilave të ndërtuara pa leje në ekonomi pyjore nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara.
Hetimet vijojnë në drejtim të veprimeve dhe mosveprimeve të enteve publike si dhe bashkëpunëtoreve të mundshëm, për veprat penale të “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga nenet 186/3 dhe 248 të Kodit Penal./korrieri