Berisha fut në objektiv dyshen Ergys Agasi dhe Orest Sota : Mafia në ndërtim, pastrimi i parave dhe lidhjet me politikën. A ka të drejtë apo gënjën ish-kryeministri?
Ish-kryeministri Berisha i është rikthyer denoncimeve përmes faqes së tij të Facebook duke patur si objektiv Ergya Agasin. Berisha thotë në postimin e tij se Agasi, të cilin e thërret Agaçi “është njeriu që drejton bandat e Durrësit, Shkozetit, Shijakut, por edhe të zonave përreth, kontrollon portin, doganat, cigaret..”. Madje, Berisha thekson se “Gysi pas arresitimit të përkohshëm të Gjushit dhe zhdpejes së Ard Çelës nga banda e Ballukut (sipas gosipit të qytetit) është sot njeriu me kartabiankë për drejtimin e mafies së Durrësit dhe më gjerë”.
Postimi i Berishës vjen pas disa lajmeve ytë publikuara më herët në portalet e financuara apo frymëzuara nga Berisha, të cilat sulmonin pikërisht Ergys Agasin dhe Orest Sotën duke bërë një lidhje mes tyre, të cilat sipas këtyre shkrimeve i kanë rrënjët në Durrës, Shijak e Shkodër dhe gjethet në kullat e Tiranës. Në këto denoncime që paraprinë sulmet e Berishës ndaj Ergys Agasit hidhen insinuate se ky i fundit është “dora e bandave të Durrësit dhe hinka që bën pastrimin e parave të tyre në kullat e Tiranës”.
Berisha vijon prej disa muajsh sulmin e përqendruar ndaj personazhave të caktuar të biznesit dhe zyrtarë të shtetit duke nxjerrë sipas tij lidhjet e tyre me narkotrafikantët e Durrësit.
Më herët, Korrieri iu referua shkrimeve të fundit nëpër portalet e mësipërme mbi Ergys Agasin dhe “Orest Sotën duke theksuar se ishin futur në syrin e ciklonit të portaleve”.
Nuk dihet nëse sulmet e Berishës kanë të bëjnë me ndonjë interes që ka ish-kryeministri në këtë sektor apo jo, por fakt është se ato nuk i shërbejnë interesit publik. ndoshta sulmet do të përfundojnë pasi Sota dhe Agasi t’i kërkojnë atij një “deal”. Të paktën kjo ka qenë praktika e deritanishme e politikës.
Ndërkohë, ajo që i shërben interesit publik do të ishte një hetim i mirëfilltë nga SPAK mbi aktivitetin financiar të Ergys Agasit dhe Orest Sotës duke u nisur pikërisht nga akuzat e Berishës, edhe pse ato në vetvete mund të kenë qëllime të tjera.
Duke qenë se vendi është kthyer në një parajsë të pastrimit të parave të mafias,të cilat po investohen në kulla, shqiptarët duhet të dinë nëse personazhet e përmendur gjerësisht nëpër tavolina të ngushta dhe tani edhe në portale dhe nga goja e ish-kryeminsitrit, kanë apo jo lidhje me grupet kriminale ?
Nëse SPAK zbulon se kanë lidhje, atëhere mund t’i bëhet një shërbim i mirëfilltë shqiptarëve duke bllokuar “hinkat” e parave të pista në ndërtim, që kanë çuar çmimet në majë, por nëse vërtetohet që nuk kanë lidhje, atëhere sërish i bëhet një shërbim shqiptarëve duke i mbyllur gojën një ish-kryeministri që akuzon këdo që i prish punë diku.
Tani fjala i mbetet SPAK-ut të tregojë lidhjet e Ergys Agasit dhe Orest Sotës…