Gëzim Çela, një prej emrave më të njohur të botës së krimit është arrestuar në Kosovë.
Ish-punonjësi i policisë, Çela konsiderohet edhe si “baroni i drogës” në Fushë Kuqe, i cilësuar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës.
Në vitin 2015, Çela është akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine, teksa në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë.
Gëzim Çela, Arben Dalipaj dhe Roland Guxa u shpallën në kërkim pak kohë më parë, në kuadër të operacionit “Flakë në det”, të akuzuar për shkëmbimin e sasive të mëdha të kokainës me kanabisin përmes velierave në plazhin e Shëngjinit.
Në atë kohë u arrestua Dritan Metaj, shef i Komisariatit të Laçit, i akuzuar si pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal.
Por kush është Gëzim Çela?
Çela është i njohur si “bosi i trafikut të drogës” që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore.
Në vitin 2015, Çela akuzohej për trafik ndërkombëtar kokaine.
Në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë.
Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërroi një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drejt Europës Perëndimore, përmes edhe territorit shqiptar.
Gëzim Çela akuzohet për veprat penale “Trafikimit i lëndëve narkotike”, të kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve”, si dhe për shfrytëzim prostitucioni. Ai ka qenë më herët subjekt i OFL-së teksa ka mundur t’i shpëtojë drejtësisë.
Megaoperacioni i sotëm është vijim i atij të para disa muajve në det, ku në një velierë u kap një ton kanabis që po tentohej të trafikohej.
Urdhër-arrestet vijnë në kuadër të operacionit policor të koduar “Flakë në Det”, i cili ishte një bashkëpunim me DEA amerikane dhe Guardia di Financa. Grupi u godit në momentin kur po bëhej shkëmbimi i drogës.
Trafikantët, kur konstatuan forcat e policisë, i vendosën zjarrin velierës në mes të detit. Policia arrestoi 4 shqiptarë dhe 2 ukrainas në operacionin e para disa muajve në mes të detit.
Çela ka dalë nga burgu disa vite më parë me argumentit se ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Më pas ai u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”. Por kur policia rrethoi shtëpinë e Çelës në Mamurras ai nuk ishte aty.
Megaoperacioni i sotëm është vijim i atij të para disa muajve në det, ku në një velierë u kap një ton kanabis që po tentohej të trafikohej.
Ndërkohë, hetimet po vijojnë ende edhe për sekuestrimin e pasurive të patundshme të personave të përfshirë në këtë trafik droge.