![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2023/11/640-0-1700898467-zjarrnepallat-1700898831.jpeg)
jë 57-vjeçar ka humbur jetën pasi kati i 5-të i një pallati në Tiranë u përfshi nga flakët.
Viktima është identifikuar me iniciale R.D. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ferit Xhajko” në kryeqytet.
Njoftimi i policisë
Më datë 25.11.2023, rreth orës 02:50, në rrugën “Ferit Xhajko”, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 5–të, të një pallati, dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. D., 57 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.