![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2023/11/IMG_0119-1024x576.jpeg)
Mbrëmja e sotme do të jetë e gjitha festive, për tifozët shqiptarë të pranishëm në “Air Albania” dhe jo vetëm ku do të festohet kualifikimin për në “Euro 2024”, në arenën e vetë kuqezinjve.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, FSHF-ja ka bërë me dije se në “Air Albania” do të jetë një mbrëmje që nuk duhet humbur.
Këngëtarë, valltarë, fishekzjarre, koncert i madh bashkë me lojtarët në “Air Albania” menjëherë pas ndeshjes, njofton federata duke ftuar për pjesëmarrje.