Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e ka konsideruar si një nismë të dështuar marrëveshjen e bërë mes Edi Ramës dhe Giorgia Melonit për emigrantët e paligjshëm.
Në një intervistë për A2CNN, Lleshaj tha se kjo është një marrëveshje e jashtëligjshme, e që nuk do të sjellë një zgjidhje të problemit në thelb.
“Italisë nuk i mungon vendi, pse kërkon ta bëjë jashtë vendit të saj? Nisma nuk qëndron në asnjë gërmë të saj, është krejtësisht e dështuar pa lindur”, tha Lleshaj.
https://ads.gogel.al/www/images/095c96719a451736a8af91fc023de6a2/index.html?clickTag=https%3A%2F%2Fads.gogel.al%2Fwww%2Fdelivery%2Fcl.php%3Fbannerid%3D2808%26zoneid%3D251%26sig%3Def9d2d920203a5e3b5bf96e8222e290b5edc29af6fd3a4e4c9ca39b537893ee0%26dest%3Dhttps%253A%252F%252Fwww.one.al%252FOne_Ultra_Fiber
Ish-ministri e sheh më shumë si një dështim të kryeministres italiane, Giorgia Meloni, e cila ka ardhur në pushtet me premtimin se do të ndalonte fluksin e emigrantëve dhe jo vetëm që nuk bëri këtë, por gjatë qeverisjes së saj është dyfishuar.
“Jo Shëngjini, por e gjithë Shqipëria të kthehet në kamp pritjeje nuk është zgjidhje, për shkak se problemi është më i madh, Meloni është në krizë, që ka thënë do të zgjerojë emigracionin dhe tani është bërë një dyfishim të madh, nuk shquhet për diçka tjetër, ka një CV as çerek faqe. Ka ardhur me premtimin se do zgjidhë emigracionit, por tani e ka dyfishuar. Është një zgjidhje marketing, imazh se reale. Nuk mund të zgjidhet kjo”, u shpreh ish-ministri.
Ndërtimi e një kampi jashtë Europës, për Lleshajn, është një projekt që nuk është ideuar nga dry kryeministrat, Edi Rama dhe Giorgia Meloni, por nga persona të tjerë. Fillimisht është menduar Afrika, por më pas Italia ka trokitur në dyert e Italisë, që ti gjeti të hapura.
“Është hile e vjetër, janë të tjerë që e kanë elaburuar si ide, për të gjetur një zgjidhje jashtë Europës, për një problem tërësisht europian, është menduar që të jenë në Afrikë, disa qendra ku të bëhet atje seleksionimi, dhe kjo kishte një farë sensi dhe pse e diskutueshme. Jemi në kushte kur është bërë e pamundur që të ndërtohen këto qendra aty ku buron emigracioni dhe prandaj është zgjedhur ideja nga Italia që të ndërtohet në Shqipëri”, tha Lleshaj.