![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2023/11/640-0-eni-1699477625.png)
Janë publikuar pamjet filmike ku tregohet sesi vajza 3 vjeçare thyen këmbën në kopshtin privat “Stinët” në zonën e Ali Demit.
Në video dëgjohet Majlinda Dehima edukatorja e cila e gjuan me shpullë vajzën.
Ndërsa transmetoheshin pjesë nga videot e kamerave të sigurisë ku dëgjohen të qarat e fëmijës që ka pësuar thyerje të këmbës, nuk munguan as lotët në studion.
Nga drejtuesja e emisionit Eni Vasili dhe të ftuarat e tjera shpërthyen me dënesë në studio ndërsa dëgjonin ulërimat e vogëlushes, e cila ishte çuar në kopsht nga prindërit për t’u edukuar, por bie pre e dhunës barbare.
Video e marrë nga bw: