![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2023/11/640-0-v-736920fc4192-1699364674.jpg)
Agjencia për Media dhe Informim publikoi këtë të martë disa fakte mbi protokollin mes Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për fuqizimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit, nënshkruar dje nga Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, në Romë.
Disa fakte mbi marrëveshjen me Italinë:
Konkretisht neni 3 i kësaj marrëveshje përcakton se Italia merr në përdorim sipërfaqe të territorit shqiptar për ngritjen e strukturave pritëse.
Marrëveshja parashikon se Italia ngre tërësisht me shpenzimet e saj, strukturat për qëndrimin e migrantëve (neni 4).
![“Nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet"/](https://media.voxnews.al/voxnews.al/media3/-640-0-398352123-334828715848834-8624028789603926556-n-1699364621.jpg)
Po ashtu, kufiri maksimal do të jetë jo më shumë se 3 mijë persona të strehuar në të njëjtën kohë (neni 4).
![“Nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet"/](https://media.voxnews.al/voxnews.al/media3/-640-0-398312827-334828865848819-7428121536941225113-n-1699364621.jpg)
Italia përballon çdo shpenzim për migrantët e strehuar përfshirë çdo kosto të kujdesit shëndetësor dhe çdo kosto tjetër të parashikuar që mund t’i vijë palës shqiptare (neni 6).
![“Nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet"/](https://media.voxnews.al/voxnews.al/media3/-640-0-398376356-334828945848811-7927012901887736065-n-1699364621.jpg)
Po ashtu, në marrëveshje përcaktohet se afati maksimal i qëndrimit të një emigranti nuk mund të jetë më i madh se koha e nevojshme për procedurat e azilit/mbrojtjes.
![“Nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet"/](https://media.voxnews.al/voxnews.al/media3/-640-0-398474528-334828935848812-5531933727979799249-n-1699364621.jpg)
Në përfundim të procedurave, pala italiane kryen me shpenzimet e saj largimin e migrantëve nga Shqipëria (neni 9).
Në daljen e përbashkët për shtypin në Romë me Kryeministren Meloni, Rama u ndal tek borxhi që Shqipëria i ka Italisë, popullit dhe institucioneve italiane për atë që kanë bërë për shqiptarët që nga dita e parë që refugjatët e viteve ’90 arritën në Itali. “Nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet”, u shpreh ai.
Ndërsa Kryeministrja Meloni vlerësoi marrëveshjen se pasuron miqësinë midis dy kombeve në partneritet strategjik me njëri-tjetrin. Meloni shtoi se Shqipëria, jo vetëm që konfirmohet një mike e Italisë, por edhe e BE.
“Edhe pse nuk është formalisht pjesë e BE, por është kandidate për hyrjen në BE, sillet, ka një qasje sikur të jetë tashmë një vend i BE”, tha Meloni.