Një tërmet 5.2 Rihter u regjistrua në mëngjes në 06:26 minuta në Evia të Greqisë sipas Institutit Gjeodinamik, që u pasua edhe me lëkundje të tjera, sipas mediave greke.
Çfarë thonë sizmologët?
“Tërmeti ka ndodhur në një zonë malore, nuk ngjall shqetësim”, tha për protothema.gr sizmologu Kostas Papazachos. “Është herët, do të kemi pasgoditje të tjera më të mëdha”, theksoi Gerasimos Papadopoulos.
“Historia e rajonit nuk ka dimensione më të mëdha. Por mbaj mend që ka edhe të papritura sizmike, ndaj duhet monitorim dhe vlerësim”, përfundoi ai.
Ndërkohë, banorët menjëherë pas tërmetit të fortë kanë dalë në rrugë. Siç raportoi për evima.gr nënkryetari i bashkisë Mantoudi, Yiannis Kantzouras, “tërmeti ishte shumë i fortë dhe zgjati shumë, të gjithë kanë dalë në rrugë