![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2023/10/75757575757-770x450-1.jpg)
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Bilisht pranë fshatit Zëmblak, ku si pasojë ka humbur jetën një 14-vjeçare.
Sipas asaj që thuhet në njoftimin e policisë bëhet e ditur se ditën e sotme rreth orës 11:00, automjeti tip “Opel” me drejtues personin I. K., ka përplasur 14-vjeçaren, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka humbur jetën.
Ndërkohë me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.