![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2023/10/640-0-sali-berisha-dhe-ilir-meta-e1495223281734-1697961442.jpeg)
Aleati politik i ish-kryeministrit Sali Berisha, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me arrestimin e Jamarabër Malltezit, dhëndri i ish-kryeministrit, caktimin e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për Sali Berishën si dhe caktim masës ‘detyrim paraqitje’ për ndërtuesin Fatmir Bektashi.
Meta i ka dalë në mbrojtje aleatit të tij, duke theksuar se kjo është bërë me urdhër të Edi Ramës.
Postimi i Ilir Metës:
‘Drejtësia me regji ka ndërmarrë veprimet e saj antikushtetuese dhe të paligjshme ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha me urdhër politik të Edi Ramës.
Këto veprime, që kanë shkelur me këmbë edhe Parlamentin e Shqipërisë kërkojnë shmangien e vëmendjes nga korrupsioni dhe përgjegjësitë shumë të rënda personale të Edi Ramës për aferën e inceneratorëve dhe mjaft aferave të tjerave qindra milionëshe.
Qëllimi politik i vetëm është shantazhi dhe intimidimi i opozitës, e cila po denoncon me këmbëngulje të vërtetat shumë të hidhura të korrupsionit mafioz të Qeverisë.’- shkruan Meta.