Zbulohet kush vendosi tritolin e bizneset e këngëtarit Rigels Rajku, i njohur për publikun si “Noizy”. Sot, në operacionin ‘Never forget’ është zbuluar se ishte banda e Laert Haxhiut, përgjegjëse për tritolin e vendosur disa herë me radhë në bizneset e reperit nga Durrësi. Por që ishin në pronësi dhe në emër të babait të tij, Bashkim Rajku.
Lidhja bëhet me marrëdhënien që vetë Kleviol Ahmeti ka bërë me dije se ka me të shumëkërkuarin e Lushnjes, që aktualisht ndodhet në Greqi
“Shok të ngushtë. Rrit!,“-thotë Cllevio në një video live.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në datë 08.06.2022, në dyqanin e shtetasit Bashkim Rajku, në qytetin e Durrësit, me autorë të dyshuar: – Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë; – Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë; – Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë; – Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë.
SHERRI NISI NË TIK TOK, DEGRADOI NË JETËN REALE
Konflikti mes reperit Noizy dhe Kleviol Ahmetaj, i njohur si Cllevio Serbiano nisi në rrjetet sociale për t’u “zhvendosur” më pas edhe në jetën reale. Fillimisht ishte reperi nga Lushnja që ofendonte Noizy-n në rrjetet sociale. Por situata degradoi kur Ahmeti, edhe pse në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, shkoi tek lokali i Noizy-t në Durrës, ku edhe u qëllua me grusht nga reperi. Sërish i riu nga Lushnja përfundoi në burg për shkelje të masës së sigurisë. Me daljen nga burgu, nisi sërish kërcënimet dhe ofendimet në rrjetin social “TikTok”, e përgjatë një viti, bizneset e reperit Noizy (makina Ferrari, lokali dhe dyqani i rrobave) janë shkrumbuar disa herë. Për djegien e Ferrarit me vlerë 300 mijë euro, autori i ngjarjes, Siar Konti nga Vlora, është arrestuar dhe gjatë deklaratës së tij, ai ka zbuluar se pas ngjarjes fshihet reperi, Cllevio Serbiano. Nga ana tjetër, Kleviol Ahmetaj, ka deklaruar për policinë se nuk ka asnjë lidhje. Por mesa duket, Konti nuk ka qenë i vetmi person që ka porositur për të dëmtuar edhe kundërshtarin e tij, pasi mesa duket për ndihmë është drejtuar edhe tek shoku i ngushtë i fëmijërisë. Por edhe pse të gjitha dyshimet të çojnë tek përfshirja e tij, sërish duket se Policia nuk e ka zbuluar porositësin