Milan Radojiçiç ka mbetur i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit mes grupit të tij të terroristëve serbë dhe policisë së Kosovës, ditën e djeshme në fshatin Banjskë.
Lajmin e konfirmon media serbe “IstragaB”, duke publikuar edhe telefonatën dhe mesazhet e shkëmbyera me Radojiçiç.
Kjo medie thotë se gjatë tentativës për ta kontaktuar, telefoni nuk është ngritur, por më pas është përgjigjur një person i panjohur, duke thënë se “nuk është Radojiçiç”.
Milan Radojiçiq, njëri nga liderët e Listës Serbe, është plagosur gjatë një sulmi terrorist në Kosovë
Sot në disa raste kemi tentuar të kontaktojmë me Radojiçiçin. Fillimisht, një person i panjohur i cili i është përgjigjur numrit të tij të telefonit ka thënë se “nuk është Radojiçiç”, ndërsa më pas, gjatë korrespondencës, i njëjti person ka pohuar se Radojiçiç është mirë dhe se është duke u kuruar. Sipas informacioneve tona Radojiçiq ndodhet në Serbi dhe po trajtohet. Dokumentet e tij u gjetën në makinat e sekuestruara”, njofton media serbe.
Prokuroria e Kosovës zbuloi mes qindra armatimeve të rënda edhe një dokument që i përkiste Milan Radojiçiç-it, duke bërë që të spekulohet se ai vetë ka qenë mes 30 terroristëve serbë që tentuan të provokonin me luftë në veri të Kosovës.
Radojiçiç është në kërkim nga drejtësia shqiptare i akuzuar për vrasjen e politikanit serb në Kosovë Oliver Ivanoviç, si dhe është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.