![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2023/09/ATENTATI-NE-LEZHE-POLICIA-NATEN-PLAGOSJE-1024x588.png)
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Mallakastër ku 60-vjeçari, Petrit Jaupaj i ka dhënë fund jetës.
Mësohet se 60-vjeçari ka konsumuar sasi medikamentesh mjekësore në varrezat e qytetit të Ballshit dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Viktima ka konsumuar medikamente mjekësore pranë varrit të bashkëshortes së tij ku edhe ka dhënë frymën e fundit.
Jaupaj ishte mësues i lëndës Biologjo-Kimi në shkollën 9-vjeçari. Bashkëshortja e tij kishte ndërruar jetë rreth një vit e gjysmë më parë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.