Zbardhet pyetësori i censusit të këtij viti.
Numërimi i popullsisë e ndërtesave dhe mbledhja e të dhënave në lidhje me të arsimin, pronat, etj do të nisë 18 shtator dhe formulari përmban pyetje nga më të ndryshmet për gjendjen e popullsisë.
Plotësimi i formularëve është i detyrueshëm
Pyetësorët janë me 8 module dhe 100 pyetje, ka një modulim banesën, ka një modul mbi individin që merret informacion mbi statusin e arsimit punësimit. Është një modul që i takon bujqësisë. Do të shërbejë edhe si bazë për censusin e ardhshëm të popullsisë.
Gjithashtu parashikohet penalitet për ata që nuk pranojnë të përgjigjen apo do të japin përgjigje të rreme.
Duke ju referuar bazës ligjore ka disa penalitet referuar ligjet duke nisur nga 50 mijë lekë gjobë.