Një 52-vjeçare ka ndërruar jetë në Tiranë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në afërsi të TEG-ut, ku gruaja me iniciale L. M., 52 vjeçe, në taracën e shtëpisë së saj, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka ndërruar jetë.
‘Më datë 13.09.2023, në afërsi të TEG-ut, shtetasja L. M., 52 vjeçe, në tarracën e banesës së saj, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.