Kemi parë dhe shpesh jemi çuditur me lloj-lloj tenderash që kanë bërë institucionet shqiptare, por habia vazhdon.
Këtë herë është radha e një institucioni jo me pak rëndësi, por fjala është për qeverinë e gjyqësorit të Shqipëri, Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Në regjistrin e parashikimeve në faqen e prokurimeve publike është një tender që ka bërë gati KLGJ që do të zhvillohet në Dhjetor.
144,250,000.00 Lekë, ose rreth 1.5 milionë Euro duke llogaritur edhe TVSH-në janë vendosur në dispozicion nga drejtuesja e këtij institucioni, Naureda Llagami.
Deri kur bëhet fjalë për kompjuterë desktop, monitorë, apo kamera dixhitale kuptohet se janë në funksion të punës së institucionit.
Por nuk mbaron me kaq, pasi KLGJ përpos kompjuterëve kërkon edhe shërbime instalimi të ekraneve dhe monitorëve, që tregojnë në kohë reale, nisjen dhe kthimin e avionëve në aeroporte.
Diçka e çuditshme. Pyetja që shtrohet është se përse i duhet KLGJ-së që të gjurmojë avionët kur nisen dhe kur arrijnë? Kujt i nevojitet dhe për çfarë? KLGJ ka funksion emërimin e gjyqtarëve jo hetimin e tyre.
Një shpjegim për publikun nuk do të ishte keq për të treguar se përse do të harxhohen paratë e taksapaguesve për të gjurmuar avionët.