![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2023/08/205a1907-ab65-485b-92af-82e8478084e7-1024x578.jpeg)
5 familje kanë mbetur pa strehë në zonën e Golemit të Bashkisë Shkodër.
Mësohet se banesa ku ato jetonin është djegur mbrëmjen e së hënës. Familjarët apelojnë për ndihmë, teksa një fëmijë ka pësuar djegie. Shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike.
“Dëmi është i madh. Kanë qenë fëmijët e mi brenda . Faleminderit krushqive që kanë ardhur. Nuk di ca të them tjetër. Mua më është bërë një dëm kolosal. Shteti të na ndihmojë. Ju lutemi me mish e me shpirt cdo shqiptari të vendosin dorën në zemër”– tha kryefamiljrai për mikrofonin e Fax News.