![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2023/08/99E8B18E-0C9E-49EF-B361-EF62858B01A9.jpeg)
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Stravec të Divjakës, me pasojë vdekjen e një të riu dhe plagosjen e një tjetri.
Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit, shtetasi Mariglen Labota ka humbur kontrollin e mjetit tip “Porsche” dhe ka rënë në kanal.
Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri 30-vjeçar Daniel Sharka. Nërsa shoferi ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.