![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2023/05/makina.jpeg)
Kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Hasit, Beqir Mulaj, i është djegur automjeti brenda garazhit. Paraprakisht dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme.
![](https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2023/05/645b3fe8d5d3aScreenshot_4-300x272.jpg?x73106)
Ky incident vjen vetëm pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve më 14 maj. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa makina ka qenë brenda garazhit.
Sikurse shihet në pamje, mjeti i kandidatit socialist është shkrumbuar totalisht nga flakët.
Ende nuk dihen arsyet se përse mund t’i jetë vënë flaka kandidatit socialist për Hasin, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e ngjarjes.
Grupi hetimor po vëzhgon kamerat e sigurisë për të bërë të zbardhur dinamikën e ngjarjes, si edhe për të identifikuar autorin/ët.