Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me qytetarët e Sarandës, në kuadër të fushatë elektorale për zgjedhjet lokale të 14 Majit, ku prezantoi kandidatin socialist Olti Çaçin.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Çaçin e kanë zgjedhur për dy arsye, një sepse është një ndër njerëzit më të suksesshëm në industrinë e turizmit dhe se sipas Ramës është një taksapagues i rregull në këtë sektor. Rama tha se Olti Çaçit i kërkuan ata që të futej në garë me besimin se do ta çojmë më tej zhvillimin e Sarandës.
“Kandidati ynë nuk është njeri pa papunë. Është një njeri që i kemi kërkuar ta pranojë këtë sfidë, për dy arsye. E para sepse është një ndër njerëzit më të suksesshëm në industrinë e turizmit në Shqipëri. Jo vetëm ka një biznes të suksesshëm në ind e turizmit, po është edhe një taksapaguesit më të rregullt në atë industri. Për shkak të kokës së fortë që ai ka, unë kisha besim që si do e thyejë dhe me atë kokë fortë, atë eksperiencë që ka bëtë atje është ekzakt menaxheri i duhet i Sarandës që mbi këtë shkallë të re që kemi ndërtuar, me mbështetjen tonë në tiranë, me mbështetjen time personale si kryeministër për Sarandën ta ndërtojë edhe një shkallë tjetër brenda katër viteve. Na duhet dikush në bashki, që jo vetëm të jetë djali i mirë, jo vetëm të jetë vullnet mirë, por të jetë shumë më agresiv në raport me problemet dhe shumë më këmbëngulës në raport me punën sesa doktori. Kjo është gjëja që na duhet. Skam asnjë vëmendje me doktorin, për të shkuar deri këtu ishte doktori që na duhej, për të të shkuar nga këtu tutje ka ardhur Olti. Ja kemi kërkuar ne, jo ai. Kjo ka shumë rëndësi”, tha Rama.