“Ajo tha Po” ishte padyshim kjo fjalia që elektrizoi ndjekësit mbrëmjen e së shtunës, kur Luizi i propozoi për martesë Kiarës.
Prej disa ditësh, e ai e kishte bërë atë të mendonte se ishte i dyzuar për ndjenjat ndaj saj dhe lidhjen e tyre të dashurisë Pika kulminante ishte në “prime”, kur moderatorja dëgjoi një rrëfim të Luizit në dhomën e rrëfimit, i cili thoshte se është nxituar në hapat që ka hedhur me Kiarën dhe mendon se lidhja e tyre nuk do funksionojë jashtë shtëpisë.