“Mori pronën”. Detajet, pse dhe kush po i vë tritol hotelit të kreut të FSDKSH Sarande Mariel Murati ?
Policia e ka të qartë se nga kush i vijnë tritolet e vazhdueshme Mariel Muratit në biznesin e tij “Yacht Premium Hotel” në Sarandë, megjithatë deri më tani nuk ka mundur të kapë dikë me “presh në duar” për t’i ngarkuar shpërtimet e vazhdueshme ndaj pronës së ish-kreut të ALUIZNI-t.
Mediat raportojnë se konflikti është ngjizur pasi Mariel Murati ka guxuar të blejë një pronë që ka patur probleme e bankën në një kohë kur pronari i mëparshëm e ka paralajmëruar që të hiqte dorë nga blerja e një prone të sekuestruar, megjithatë Murati nuk ka dëgjuar nga ai vesh duke vijuar me blerjen dhe investimet.
Gjatë vitit të kaluar ndaj hotelit të Mariel Muratit “Yacht Premium Hotel” pranë portit në Sarandë është hedhur dy herë lëndë shpërthyese duke e paralajmëruar për ndalimin e punimeve.
Hera e parë ishte në prill 2022 kur hoteli ishte në fazë karabinajë dhe më pas në qershor 2022 pak para inagurimit. Mesazhi ishte i qartë, por puna vazhdoi.
Pas disa muajsh, kur po bëhet një vit, tani policia nuk po kërkon më për autorin pasi ka kaluar shumë kohë megjithatë Murataj ndjehet i kërcënuar në biznesin e tij pavarësisht të shkuarës së pronës. Fundja ai e ka blerë nga banka
Dy herë
Sasia e Eksplozivit ishte vendosur në garazhin e hotelit, ku nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale.
Por një vit më parë, në 9 shkurt të 2021-t në të njëjtin hotel ka patur sërish shpërthim tritoli, i cili ishte i vendosur në tarracën e së njëjtës godinë.
Eksplozivi shpërtheu sapo roja i godinës ndezi dritën, pasi ishte lidhur me energjinë elektrike.
Ndërkohë që burime për Abc bëjnë me dije se Mariel Murati, pronari i hotelit, ka deklaruar në polici mbrëmjen e së mërkurës, në 29 qershor 2022, se nuk e di kush mund të jetë autori, pasi ai nuk ka konflikt me asnjë.
“Nuk kam konflikt me askënd”, deklaroi Murati para uniformave blu, për ngjarjen e mbrëmjes së të mërkurës.
Më herët Murati ka mbajtur edhe postin e Drejtorit të Kadastrës në Sarandë. –Korrieri