Klea Prenga ka reaguar sërish për sulmin që i bënë dy motrat Berisha, të cilat me një gotë i shkaktuan dëmtim në fytyrë. Kësaj here, reagimin Prenga e ka bërë për komentet e bëra në rrjet ku pretendohet se ajo ka pasur një marrëdhënie me Mir Pepën, ndërkohë që ky i fundit ishte ende i martuar me Mariela Berishën. Këtyre pretendimeve, Klea Prenga u përgjigjet se nuk janë të vërteta dhe se ka prova që marrëdhënia e saj me Pepën ka përfunduar që në muajin prill.
Sërish, edhe në këtë reagim në rrjetet sociale, ajo kërkon drejtësi për sulmin që i është bërë nga motrat Berisha, të cilat janë ende në kërkim nga Policia e Shtetit.
“Lidhja ime ka përfunduar që në prill. Çdo informacion i pavërtetë që dërgoni anonim, si të pafytyra që jeni dhe që fshiheni pas krimit që keni kryer, nuk e ndryshon të vërtetën. E dini shumë mirë që nuk kam ndërhyrë në marrëdhënien e askujt. Mundohuni sa të doni të përhapni informacione të pavërteta dhe anonime për të justifikuar krimin brutal që bëtë ndaj meje. E vërteta nuk ndryshon dhe asgjë që thoni nuk mund ta fshehë atë. Nuk jam në nivelin tuaj që ziheni për një mashkull apo për të përfituar nga spekulime të ulëta. Unë kam prova që nëse është e nevojshme do të publikohen dhe ato do të tregojnë qartë që nuk kam ndërhyrë në marrëdhënien e askujt. Përpjekjet tuaja për të shpërndarë thashetheme nuk do t’ju shpëtojnë nga përgjegjësia për krimin që keni kryer. Drejtësia do të vihet në vend dhe ju do të vuani dënimmin tuaj për aktin e tmerrshëm që keni bërë ndaj meje. Nuk do ta kaloni këtë lehtë sepse e vërteta është në anën time dhe drejtësia do të triumfojë,”-shkruan Klea Prenga.
Ngjarja dyshohet se ndodhi pasi motrat Berisha e akuzonin Klea Prengën se kishte ndërhyrë në raportin martesor të Marielës. Ato e dhunuan atë fizikisht, e më pas u arratisën. Ndërkohë, policia i ka shpallur në kërkim motrat Berisha ndërsa ende nuk dihet vendndodhje e tyre, por sipas informacioneve rezulton se nuk kanë dalë jashtë Shqipërisë. Disa ditë më parë, policia ka sekuestruar dy automjete, makinën që kanë pasur natën e ngjarjes dhe makinën që kanë lëvizur më mbrapa motrat Berisha. Dy motrat dyshohet se janë larguar nga Shqipëria përmes doganës së Morinës, për në Kosovë, ku dhe i kanë shpëtuar kontrollit të pasaportave. Prej andej, ato dyshohet se janë larguar më pas drejt Dubait, ku dhe po qëndrojnë në javët e fundit.