Reperi i njohur Ledri Vula është fotografuar gjatë pushimeve në jug të Shqipërisë së bashku me të dashurën e tij, Rina Zaiti. Çifti është fotografuar në momente relaksi pranë detit, ulur afër shkëmbinjve të plazhit, duke shijuar qetësinë dhe largimin nga zhurma e përditshme.
CIFTI NE JUG
Sipas Anabel, Ledri dhe Rina kanë kaluar gjithë kohën shumë afër njëri-tjetrit, duke shijuar kohën e përbashkët larg angazhimeve të tyre. Këto pushime duket se i kanë dhënë reperit mundësinë për t’u shkëputur për pak nga karriera dhe të kalojë momente të qeta me partneren e tij.