Autoritetet italiane kanë zbuluar një rast të trafikut të paligjshëm të mbetjeve drejt Shqipërisë. Mediat vendase raportojnë se një kompani italiane po tentonte të transportonte në mënyrë të paligjshme mbi 16 ton mbetje urbane në Shqipëri me një kamion i cili është ngarkuar në zonën e Ankonas. Kamioni do të ngarkohej në një mjet lundrues dhe do të kishte si destinacion përfundimtar Durrësin.
Inspektorët, pasi kanë konstatuar mospërputhje në dokumente, kanë verifikuar fizikisht mallin e transportuar dhe kanë konstatuar mospërputhje të dukshme në raport me atë që është raportuar në deklaratën doganore.
Mallrat janë analizuar nga ekspertë të Agjencisë Rajonale për Mbrojtjen e Mjedisit (Arpam) të cilët i klasifikuan produktet si mbetje komunale, që hyjnë në listën që ka tre nënkategori, pra mund të paraqesin rrezik potencial mjedisor dhe kërkojnë kontroll më të madh, mund të jenë të rrezikshëm ose jo të rrezikshme.
Ndërhyrja e Fiamme Gialle dhe Agjencisë së Doganave përfundoi me sekuestrimin e 16 tonëve mbetjeve tekstile me vlerë disa mijëra euro, të cilat sipas hetuesve u tentua të transportoheshin në mënyrë të paligjshme në një vend jashtë BE-së.
Përfaqësuesi ligjor i kompanisë eksportuese po hetohet në gjendje të për krimet e trafikut të paligjshëm të mbetjeve dhe “mashtrim i kryer nga një individ privat në një akt publik”.