
Reshjet e borës kanë përfshirë disa zona të vendit. Aksi rrugor bypass Qafë Murrizë në Dibër është bërë i pakalueshëm që prej pasdites së djeshme. Po ashtu, aksi “Bajram Curri-Valbonë” dhe “Kërrnaj-Pac-Shimshan” ka vështirësi në qarkullim për shkak të reshjeve me instensitet të lartë.
Në Kukës ka prezencë të borës në të gjitha akset por pa probleme me qarkullimin. Ndërkohë edhe në Shkodër nuk raportohet për problematika, borëpastrueset ndodhen në terren për të mbajtur rrugët të kalueshme.
Bora ka përfshirë edhe juglindjen, ku në Voskopojë trashësia arrin deri në 5 centimetër, ndërsa policia bën thirrje për të përdorur goma dimërore. Akset nacionale që lidhin Korçën me Kapshticën, Pogradecin,Qafë Thanën dhe Ersekën e Leskovikun qarkullohen pa vështirësi.
Reshjet e borës kanë përfshirë edhe zonën e Qaf Shtamës. Trashësia e borës ka arritur deri në 15 cm, ndërsa nuk ka probleme me qarkullimin. /korrieri