Hakmarrja për vdekjen e një 5-vjeçari në Markopoulos më 1 nëntor ka qenë shkaku i të shtënave me armë zjarri të ndodhura në Greqi. Protothema raporton nse gjarja ka ndodhur në një kamp në Markopoulos, ku personat e hipur në automjete kanë hapur zjarr pak pas orës 19:00. Nga të shtënat kanë mbetur të plagosura dy gra.
Burime bëjnë me dije se autorët i përkasin familjes së fëmijës 5-vjeçar që humbi jetën nga një plumb në fillim të nëntorit në Markopoulos. Për vrasjen e tij janë shpallur në kërkim 4 shqiptarë të komunitetit rom, konkretisht Agron Tahiri, 48 vjec nga Fshati Rom, Njësia administrative Qendër në Fier, dy djemtë e tij, të cilët kanë identitet grek me gjeneralitetet Evagjelo Zafiropoulo 28 vjeç dhe Dhimitrio Zafiropoulo 25 vjec dhe kushuriri i tyre Nektario Petropoulo 34 vjec.
Mësohet se konflikti mes dy familjeve shqiptare të komunitetit rom, që deri tani ka shkaktuar një të vdekur e dy të plagosur, ka lidhje me trafikun dhe shpërndarjen e drogës.