Fundjava na pret me një mot me paqëndrueshmëri atmosferike. Kjo situatë që ka përfshirë vendin tonë do të vijojë deri në mëngjesin e ditës së shtunë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në relievet malore në verilindje do të ketë reshje bore me intensitet të ulët.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 4/15°C; në vendet e ulëta: 3/16 °C; ndërsa në vendet malore: 2 / 12 °C. Sa i përket erës, ajo pritet të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina deri në 16-20m/sek.