Kryeministri Edi Rama, përgjatë një takimi me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës, që sot janë në pension, komentoi pensionet gjithashtu dhe pagat.
Më tej kryeministri foli dhe për bonusin e fundvitit dhe për atë të pranverës, duke thënë se për këtë të fundit dëshiron të jetë i përvitshëm.
“Qasja e re ndaj pensionistëve për ne do të jetë në dy drejtime. Nga njëra anë në rishpërndarjen e një pjese të të ardhurave të rritura nga rritja ekonomike drejtpërdrejtë te pensionistët përmes bonuse, duke filluar nga bonusi i fundvitit, i cili është tradicionale, edhe pse tradicionalisht fillimisht ka qenë simbolik, pastaj është rritur. Por gjithsesi asnjëherë nuk ka qenë në masën e këtij vitit.
Dhe pastaj për një tjetër bonus që do të jetë në pranverë si rezultat i mundësive të rritura të ekonomisë dhe që duam të kthehet në një mundësi të vit përvitshme”.
Ndërsa nga ana tjetër, për rrogat Rama tha “paga mesatare po shkon drejt tavanit të paimagjinueshëm 1 mijë euro”. Sipas tij kjo falë rritjes ekonomike.
“Çdo pagë e rritur dhe e formalizuar është garanci për fondin e pensioneve”, shtoi kreu i qeverisë. /korrieri