Drejtoresha e një gjimnazi në Elbasan ka bërë një denoncim pranë Policisë së Shtetit, duke raportuar krijimin e disa profileve false në rrjetet sociale me anë të së cilave fyenin dhe denigronin nxënësit e gjimnazit ku ajo është titullare. Prej ditësh nxënës të ndryshëm të gjimnazit po bullizohen në platformën “Instagram”, me foto të cilat përdoren pa leje dhe me fjalë denigruese.
Policia ka bërë me dije se është ngritur një grup hetimor, i cili po punon intensivisht për zbardhjen e detajeve të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 26.09.2024, në Seksionin e Krimit Kibernetik, ka kallëzuar drejtoresha e një gjimnazi në Elbasan, se në rrjete sociale janë krijuar profile false, me përmbajtje fyese për nxënësit e kësaj shkolle. Punohet për identifikimin e autorit/ëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.