Sherr dhe grusht ndaj vartëses Liljana Billa , arrestohet Mirdaim Axhami , Shefi i Departamentit te Fakulteti Ekonomik
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë.
Mirdaim Axhami shef departamenti në këtë fakultet është konfliktuar fizikisht me pedagogenLiljana Billa ( Elmazi) ish-deputete e Partisë Demokratike.
Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar konfliktin, por dyshohet se shkak mund të jetë bërë një shtyrje në korridor.
Studentët, të cilët kanë qenë në salla duke zhvilluar provimet e sezonit, kanë dalë menjëherë jashtë pasi kanë dëgjuar ulërimat e pedagoges.
‘’Ora News’’ kishte publikuar një video ku konstatohej se ambientet e korridorit kanë qenë me njolla gjaku.
Ngjarja ka kaluar në duart e efektivëve të Komisariatit numër 1 në kryeqytet, të cilët po hetojnë ngjarjen. Blutë e kryeqytetit kamë dalë me një reagim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. A., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij”, njofton policia.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. A., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij.
SHERRI ME GJERGJI MULLAN
Pak muaj më parë te Ekonomiku pati mjë tjetër sherr, kësaj radhe verbal mes Mirdaim Axhamit dhe pedagogut Gjergji Mulla.