SPAK ka anuluar tenderin me vlerë rreth 400 milion lekë të vjetra për “rinovimin e sistemeve hardëare” me qëllim ndihmen e hetuesve në terren.
Tenderi në fjalë ishte në fakt për të blerë dhe rinovuar sisteme të reja përgjimi në shërbim të agjentëve të BKH-së, por siç konfirmon edhe vetë SPAK në njoftimin e shpërndarë në Agjencinë e Prokurimeve Publike, asnjëra prej ofertave të marra nuk plotësonte kushtet teknike.
Numri i kufizuar i ofertuesve si edhe hezitimi për të bërë biznes me SPAK nga një numër i madh kompanish konfirmon se biznesi në Shqipëri në një pjesë të mirë të rasteve nuk futet në tendera për të operuar sipas kushteve të tregut por duke bërë dallavere.
Fakti që përballë kanë SPAK i bën bizneset që të stepen duke mos tentuar fare të marrin tendera, gjë që nga ana tjetër kufizon punën e agjentëve të BKH-së. / Korrieri