Tre shenja të zodiakut do të duhet që të qëndrojnë larg tundimeve dhe tensioneve këtë fundjavë. Rekomandohet që të jenë shumë të kujdesshëm në ndërveprimet e tyre dhe të qëndrojnë jashtë çdo problemi apo çdo çështjeje që nuk i përket.
Gaforrja
Nevoja juaj për t’i kënaqur të gjithë e kapërcen dëshirën tuaj për relaksim, përqafim dhe pushim. Para se t’i thoni po një ftese, mendoni për atë që ju nevojitet vërtet. Kontakti me botën mund të mjegullojë mendimet tuaja dhe t’ju bëjë të gjykoni gabimisht situatat dhe ngjarjet. Bëni një hap prapa dhe mbani një profil të ulët për të shmangur tensionet.
Luani
Elementi më karakteristik i shenjës suaj është të marrë të gjithë energjinë në fundjavë, por a është kjo ajo që dëshironi vërtet? Dëshira juaj për shikueshmëri dhe vëmendje mund të mos jetë ajo që ju nevojitet tani, prandaj konfuzioni. Mendoni me shumë kujdes për atë që dëshironi dhe qëndroni larg situatave.
Virgjëresha
Po mendoni shumë! Këto ditë mendime të panumërta vërshojnë mendjen tuaj dhe dëshira juaj për përsosmëri bëhet një obsesion. Nuk mungojnë nervat dhe tensionet. Për t’i hequr qafe këto mendime të këqija merrni frymë dhe përqendrohuni në atë që ju nevojitet vërtet. Respektoni mendimet tuaja.