Ish-zëvëndëskryeministri Arben Ahmetaj prej kohësh ndodhet në arrati. Ai akuzohet se me veprimet apo mosveprimet e tij ka ndihmuar biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri të fitojnë projektet për inceneratorët. Në vijim të hetimeve, sipas një dokumenti që ndodhet në dosjen e SPAK për ish zv/kryeministrin rezulton se Arben Ahmetaj ka shpenzuar 93.500 euro në Kazinonë Dragonara të Maltës gjatë kohës që ka qenë ministër i Financave.
Në dosjen e publikuar nga ‘Prapaskena’ bëhet fjalë për një udhëtim të Arben Ahmetajt me Artan Gjokaj në korrik të vitit 2018 ku ka shpenzuar 93.500 euro në Kazinonë Dragonara të Maltës. Të dhënat e sistemit TIMS tregojnë se Ahmetaj dhe Gjokaj dalin nga territori i Shqipërisë përmes Kakavijës, më datë 10 korrik 2018 në ora 11:34.
‘Më datë 10.07.2018 shtetasit Arben Ahmetaj dhe Artan Gjokaj dalin nga territori i R.Shqipërisë nëpërmjet PKK Kakavjijë në orën 11.34 në drejtimin e mjetit me targa AA 534 PF dhe më datë 11.07.2018 kthehet me të nëjjtin mjet, në orën 14.19 nga e njëjta PKK vetëm shtetasi Artan Gjokaj. Gjatë këtyre vizitave ai ka blerë dhe ka përdorur fisha parash (çipsa) për të luajtur në tavolinat e bixhozit të Kazinose Dragonara. Shuma totale e paguar për blerje fisha gjatë vizitave të tij në muajin Korrik 2018 është 93 500 Euro, për të cilën nuk ka asnjë regjistrim që të jenë ri-tërhequr nga arka“, thuhet në dokument.
Sipas të dhënave të letërporosisë nga autoritetet gjyqësore të Maltës, në përgjigje ndaj Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, del se Ahmetaj shpenzoi 93 500 euro në Kazinonë Dragonara të Maltës për blerje fishash në korrik 2018, për të cilat nuk ka asnjë regjistrim që janë ri-tërhequr nga arka. Në dosje thuhet se Ahmetaj është regjistruar në këtë kazino që në vitin 2015, duke e deklaruar veten si Ministër Financash, gjë e cila konfirmohet nga Kazino Dragonara.
KAZINO DRAGONARA KU REZULTON SE KA SHKUAR AHMETAJ
KAZINO DRAGONARA KU REZULTON SE KA SHKUAR AHMETAJ
“676.2. Të dhënat e letër porosisë. Me shkresën nr. L 144 datë 27.03.2023 është kërkuar nga Ministria e Drejtësisë ndihmë juridike nga autoritetet gjyqsore të Maltës në lidhje me aktivitetin e shtetasit Arben Ahmetaj. Në përgjigje të kërkesës sonë, siç edhe më sipër është pasqyruar, nga shkresa nr. AG/PIU/143/2023 datë 30.07.2023 383 përpiluar nga Inspektori i Policisë Dr. Omar Caruana. Zyra Ndërkombëtare FCID bëhem me dije se konfirmohet nga Kazino Dragonara se shtetasi Arben Ahmetaj, është regjistruar në në Kazino Dragonara më datë 04.08.2015, duke e deklaruar veten si Ministër i Financave. Me shkresën nr. L 144 datë 27.03.2023 është kërkuar nga Ministria e Drejtësisë ndihmë juridike nga autoritetet gjyqsore të Maltës në lidhje me aktivitetin e shtetasit Arben Ahmetaj. Në përgjigje të kërkesës sonë, siç edhe më sipër është pasqyruar, nga shkresa nr. AG/PIU/143/2023 datë 30.07.2023 383 përpiluar nga Inspektori i Policisë Dr. Omar Caruana. Zyra Ndërkombëtare FCID bëhem me dije se konfirmohet nga Kazino Dragonara se shtetasi Arben Ahmetaj, është regjistruar në në Kazino Dragonara më datë 04.08.2015, duke e deklaruar veten si Ministër i Financave. Ky shtetas ka qenë në këtë kazino dhe në muajin Korrik të vitit 2018. Gjatë këtyre vizitave ai ka blerë dhe ka përdorur fisha parash (çipsa) për të luajtur në tavolinat e bixhozit të Kazinose Dragonara. Shuma totale e paguar për blerje fisha gjatë vizitave të tij në muajin Korrik 2018 është 93 500 Euro, për të cilën nuk ka asnjë regjistrim që të jenë ri-tërhequr nga arka“, thuhet në dosje.
Artan Gjokaj ka qenë këshilltar i Arben Ahmetajt, kur ky i fundit ishte zëvëndëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave. Mbi Ahmetajn rëndojnë akuza për fshehje të pasurisë, korrupsion dhe pastrim parash.