Pse lirohet Mariel Murati kurse fshatari që bën një çati kalbet në burg? Hotel pa leje në mes të Sarandës me dokumente false, gjykatësi që dha vendimin..
Gjykata e Apelit ka lënë të lirë ish-drejtorin e Kadastrës së Sarandës, Mariel Murati, i arrestuar pak kohë më parë me akuzat e ndërtimit pa leje dhe shpërdorimit të detyrës.
Prokuroria kërkoi arrest në shtëpi dhe detyrim paraqitje për 9 zyrtarë të tjerë të AKSH, IKMT dhe Bashkisë së Sarandës, si dhe për Muratin “arrest me burg”për veprat penale “ndërtim i paligjshëm” dhe “falsifikim dokumentash”.
Por gjyqtari Genti Shala ai që ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Sarandës, duke vendosur lirimin në sallë të gjyqit për 47-vjecarin.
Mariel Murati akuzohet nga Prokuroria e Sarandës se ka ndërtuar pa leje një hotel 7 katësh në lagjen Nr.4 të Sarandës dhe më pas e ka legalizuar atë.
Ndërkohë për 9 zyrtarët e tjerë janë lënë në fuqi masat e dhëna nga Gjykata e Sarandës.
AKUZAT
Murati akuzohet se ndërtoi pa leje një hotel luksoz 7-katësh pranë portit të Sarandës.
Sipas prokurorëve, Hoteli “Yacht” në lagjen nr. 4 të Sarandës u ndërtua pa leje dhe më pas u legalizua e hipotekua në shkelje të ligjit.
Dy herë në të kaluarën ky hotel ka qenë shënjestër e shpërthimeve me tritol.
SKEMA
Mariel Murati në vitin 2020 kishte marrë leje për rikonstruksionin e një objekti ekzistues, por e shembi duke ndërtuar pa leje një hotel me 7 kate. Ish-drejtori legalizoi hotelin dhe vuri në punë në vitin 2022. Në atë kohë Murati drejtonte Fondin e Sigurimit Shëndetësor. Ky hotel ka qenë dy herë objekt i vendosjes së eksplozivit, ngjarje ende të pazbardhura.