Kombëtarja shqiptare ka siguruar zyrtarisht kualifikimin për në Europian. Kuqezinjtë barazuan 1-1 në transfertë ndaj Moldavisë, duke prerë kështu biletën për EURO 2024, që do të mbahet verën e ardhshme në Gjermani.
Një gol i shënuar nga Cikalleshi në minutën e 24-t, pas një penalltie të fituar nga Seferi i dha avantazhin kuqezinjve të Silvinjos. Vendasit nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat në minutën e 87-të me Baboglo. Megjithatë rezultati nun ndryshoi deri në fund, duke sjellë festë te shqiptarët.
Pas një rrugëtimi të shkëlqyer në kualifikuese, Shqipëria ia del të sigurojë kualifikimin në Europian, një ndeshje nga fundi, ku do të luajmë me Ishujt Faroe. Me këtë barazim Shqipëria mban vendin e parë me 14 pikë 3 më shumë se ndjekësit e Çekisë dhe 4 më shumë se Polonia e Moldavia.