Me një diplomatike dhe të “ëmbël” Raporti i Komisionit për Shqipërinë 2023 vazhdon t’a konsiderojë shqëtësuesë çeshtjen e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve.
Për sa i përket Kapitullit 12, Siguria ushqimore, politika veterinare dhe fitosanitare, raporti vëren se progresi është shumë i vogël, ose siç e quan KE, “Progres i kufizuar”.
Shqetësime për Brukselin ka në të gjithë sektorët që përfshin ky kapitull, ndërsa rekomandimet e vitit të kaluar nuk janë zbatuar plotësisht.
“Është arritur progres i kufizuar veçanërisht gjatë periudhës raportuese për harmonizimin me acquis për kontrollet zyrtare, shëndetin e kafshëve dhe bimëve. Puna ka filluar, por nevojiten përpjekje të mëtejshme të rëndësishme…”, thotë ndër të tjera raporti.
Në lidhje me rekomandimet që nuk janë zbatuar, KE kërkon që Shqipëria “të punojë për për përafrimin e legjislacionit kombëtar me acquis në kuadër të politikave sektoriale kombëtare, veçanërisht për ligjet përkatëse për kontrollet zyrtare, shëndetin e kafshëve dhe shëndeti i bimëve; për finalizimin e personelit të shërbimit veterinar në mënyrë që të sigurohet që ai të jetë plotësisht funksional, si dhe ëë forcojë kapacitetin për të zbatuar programe efektive të mbikëqyrjes dhe vaksinimit mbi sëmundjet kryesore infektive të kafshëve, duke përfshirë tërbimin; të vazhdojnë në mënyrë efikase të zbatojë programin e vaksinimit të tërbimit në vitin 2024”.
KE vëren gjithashtu se ka ende mangësi në planifikimet e inspektimeve me bazë risku, ndërsa “zeron” punën e Paneleve Shkencore.
“Duhet ende punë e rëndësishme për të të zvogëluar barrën administrative për planifikimin dhe raportimin mbi kontrollet zyrtare të bazuara në risk dhe për të siguruar që të dhënat kombëtare të jenë transparente. Pavarësisht krijimit të Panelit Shkencor në Qershor 2022 dhe shkurt 2023, rezultatet e punës së tij nuk janë ende publike”, thekson raporti.
Edhe Politikat Veterinare mbeten te “Përparimi i Kufizuar”, dhe sipas raportit, reforma të mëtejshme strukturore janë ende e nevojshme për të pasur një zinxhir të qartë komandimi dhe linjë komunikimi/raportimi, në linjë me acquis të BE-së. “Burimet e duhura njerëzore duhet të sigurohen duke plotësuar vendet e lira në Drejtorinë e Përgjithshme që merret me sigurinë ushqimore, veterinare dhe mbrojtjen e bimëve”, vijin raporti.
“Për më tepër, ndërkohë që Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve e rriti atë, stafi veterinar, reforma e sektorit veterinar mbetet e paplotë. Punë e rëndësishme mbetet ende për t’u bërë dhe nevojiten hapa për të ngritur kapacitetin e nevojshëm për mbikëqyrjen pasive dhe aktive, duke përfshirë vlerësime të besueshme të prevalencës së sëmundjeve. Kërkohet gjithashtu punë thelbësore për të dhënat, analiza dhe mbi projektimin, planifikimin dhe zbatimin e sistemeve efektive për sëmundjet, parandalimin dhe/ose çrrënjosjen. Shqipëria vazhdoi punën e saj për sëmundjet e kafshëve përmes dy fushatave të vaksinimit kundër tërbimit dhe zbatimin e programeve të kontrollit dhe çrrënjosjes për monitorim e brucelozës dhe tuberkulozit në tufat e bagëtive. Kërkohet punë thelbësore për të përmirësuar regjistrin e kafshëve me informacion shtesë mbi kafshë të tjera, të tilla si derrat, kuajt dhe shpendët, siç referohen në acquis të BE-së, për të siguruar që të krijohen sisteme të qëndrueshme gjurmueshmërie për ushqimet me origjinë shtazore”, thekson raporti.
Por, për Komisioni Evropian, shqetësim serioz duket se mbetet Plani Kombëtar i Monitorimit të Mbetjeve. “Në veçanti për sa i përket mjekësisë veterinare, produkteve, mbetjeve të pesticideve, metaleve të rënda dhe mykotoksinat në kafshët e gjalla dhe produktet me origjinë shtazore. Nuk ka ende metoda të vertetuara të verifikimit për të garantuar besueshmërinë e rezultatet për llojet dhe mallrat përkatëse”, thekson raporti, sipas të cilit, “është bërë përparim i kufizuar në zhvillimin e kapaciteteve dhe metodave të akreditimit dhe validimit për rrjetin laboratorik të Shqipërisë”.
Edhe Testimi i qumështit të papërpunuar, në optikën e Komisionit Evropian përbën ende shqetësim për konsumatorët dhe sigurinë ushqimore.
“Testimi i qumështit të papërpunuar është përfshrë në planin zyrtar të kontrollit të vitit 2023, por nevojitet më shumë progres në zhvillimin e udhërrëfyesve për përmirësimin e cilësisë së tij”, thuhet në raport, ndërsa “progresi në politikën fitosanitare mbetet i kufizuar. Shqipëria miratoi një plan veprimi për përdorimi i qëndrueshëm i produkteve për mbrojtjen e bimëve, por ligji për shëndetin e bimëve mbetet për t’u miratuar”.
Ndërsa pa asnjë përparim vazhdon të mbetet çështja e OMGJ-ve. “Asnjë përparim nuk është bërë në lidhje me ushqimin apo organizmat e modifikuar gjenetikisht dhe legjislacioni është ende për t’u adoptuar”, thekson raporti i Komisionit Evropian.