AKU tha se i bllokoi, shqiptarët hëngrën 38 ton djath, gjalp dhe gjizë me probleme në verë?
Investigimi i Gazeta Korrieri mbi tregun e prodhimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij në vendin tonë ka ngjallur mjaft interes në mediat shqiptare duke e shpërndarë masivisht publikimin e parë tonin në lidhje me shkeljet në kompaninë “Erzeni” shpk. Publikimi i dytë do të jetë në lidhje me kompaninë “Lufra”.
AKU doli në fund të gushtit me një njoftim kryesisht për qëllime propagande duke mos patur në fakt fokus shëndetin e konsumatorëve por krijimin e lajmeve sikur ka bërë punë të madhe.
Sipas njoftimit zyrtar të AKU-së, “gjatë periudhës maj-gusht 2023 janë bllokuar 28 670 kg produkte bulmeti” si djath i bardhë dhe kaçkavall, gjalp dhe gjizë në 38 kontrolle të kryera në stabilimentet e prodhimit dhe përpunimit të qumështit në të gjithë vendin.
AKU me qëllim nuk shpjegon se çfarë ka ndodhur më pas me këto produkte që janë bllokuar, por siç mëson Gazeta Korrieri, pjesa dërrmuese e këtij produkti të bllokuar është rihedhur në treg gjatë javëve apo muajve në vijim dhe rezulton se në shumicë është ngrënë tashmë nga konsumatorët.
Vetë AKU thotë se janë bllokuar 38 ton produkte duke ngritur alarmin te popullata për skarcitetet me vaj palme, niseshte, qumësht pluhur dhe esencat e rrezikshme që hidhen për të dhënë shijen e djathit të deles apo shisë, kurse nga kontaktet që ka patur Gazeta Korrieri me stabilimentet na thonë se tashmë ata i kanë hedhur në treg produktet pasi vetë AKU ua ka lejuar.
Pyetjet që duhet të marrin përgjigje urgjente është: Çfarë problemesh kishin këto produkte që u bllokuan nga AKU?
Nëse nuk kishin probleme siç pretendojnë prodhuesit, pse AKU bëri njoftim të bujshëm për bllokimin e tyre?
Nëse kishin probleme, kush janë inspektorët keqbërës që kanë lejuar shitjen e këtij malli që më pas është konsumuar nga fëmijë, pleq, e të rritur në të gjithë vendin?
LEXONI PUBLIKIMIN E PARË TRONDITËS TË GAZETA KORRIERI MBI TREGUN E PRODHIMIT TË PËRPUNIMIT TË QUMËSHTIT NË VEND:
Gazeta Korrieri