Një 46-vjeçar ka rënë pre e një atentati me armë zjarri pasditen e sotme rreth orës 19:15 në afërsi të kryqëzimit të Bathores në Kamëz.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Agim Hida, është qëlluar me armë zjarri nga dy persona që lëviznin me motor.
Për pasojë, Hida ka marrë një plumb në këmbë dhe është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 02.11.2023, rreth orës 19:15, në afërsi të kryqëzimit të Bathores, në rrethana ende të paqarta, dy persona ende të paidentifikuar të cilët lëviznin me një motomjet, kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin A. H., 46 vjeç
Si pasojë 46-vjeçari është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve
Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve”, bën me dije policia.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.