Gazeta Korrieri zbulon se CEO i Air Albania Sinan Dilek ben thirje per prerje kokash ne Facebook duke shenuar nje precedent te rrezikshem te drejtuesve te kompanive strategjike ne Shqiperi
Air Albania nuk dorezon bilanc prej kater vitesh tashme duke qene “de facto” e falimentuar, por ne fakt, nje detyrim ligjor i papermbushur nga kompania nuk perben problem per autoritetet e vendit. Madje, kompania eshte kthyer ne nje “harem” te shefave turq, te cilet sipas burimeve te Gazeta Korrieri nga stafi i brendshem, kane caktuar rroga faraonike per vete, nderkohe skllaverojne stafin shqiptar me paga te pakrahasueshme.
Me heret kemi raportuar per problemet e medha te kesaj kompanie, qe nisin nga mosdorezimi i bilancit, problemet financiare duke qene “de facto” nje kompani e falimentuar qe po ezauron kapitalin e aksionereve si edhe flota e manget.
Por siç thote populli shqiptar “peshku qelbet nga koka” dhe duket se koka e Air Albania qe kane vendosur turqit ne krye te kompanise ku aksione kane edhe shqiptaret ka probleme te medha, jo vetem profesionale.
CEO i Air Albania, Sinan Dilek, dikur ekonomist ne nje dyqan ne nje pazar te Stambollit (siç thote ai ne Facebook para se ta mbyllte), apo shites biletash avioni, duket se ka probleme te medha me demokracine, shtetin ligjor dhe vlerat europiane per aq kohe sa ben thirrje publikisht per perje kokash.
Mund te duket e pabesueshme kjo per kedo qe lexon keto radhe, por eshte teresisht e vertete: CEO I Air Albania Sinan Dilek ben thirrje ne Facebook per prerje kokash.
Teksa po pergatisnim investigimin per Air Albania, nje pjese e te cilit eshte publikur dhe nje pjese tjeter pritet te dale ne vijim, verejtem ne Facebook-un e drejtor Sinanit nje thirrje te kobshme, ogurzeze dhe qe nuk ka asnje lidhje me nje kompani ajrore.
Ne nje shtet normal Sinan Dilek do te ishte arrestuar dhe denuar per thirje te tilla, por çudite ndodhin ne shtete si Shqiperia dhe Turqia, per aq kohe sa je i perkedheluri i pushtetit ne te dyja vendet dhe drejtori i Sinan Idrizit.
“Prituni kokat pa ardhur agimi!”, shkruan drejtori i Air Albania Sinan Dilek ne Facebook-un e tij sipas perkthimit automatik turqisht-anglisht qe ben Facebook. Pas njoftimit tonë disa ditë më parë për thirrjet që ai bënte në Facebook, Sinan Dilek ka mbyllur aksesin në Facebook dhe ka fshirë gjithçka kompromentuese aty.
Nga verifikimet e Gazeta Korrieri, rezulton se thirrja është bërë teksa Sinan Dilek ndodhej në Norvegji, ndërsa nuk kemi mundur të verifikojme se për kë e ka patur këtë thirrje dhe pse e ka bërë pikërisht?
Gazeta Korrieri kontaktoi kompaninë Air Albania duke kërkuar njeëkoment ne lidhje me kete deklarate, por deri ne momentin e publikimit te ketij shkrimi nuk erdhi asnje pergjigje. Gazeta Korrieri mbetet e hapur te publikoje pergjigjen e kompanise kurdo qe te vije ajo.
Nuk dihet nese thirrja ka te beje me grupet islamike qe Sinan Dilek ka ne Stamboll apo me ndonje ngjarje te caktuar, porn e vetvete eshte e rrezikshme ku do qe te behet dhe aq me teper, ne mes te Europes nga CEO i nje kompanie ajrore qe pretendon se do te transportoje te sigurt udhetaret nga pika A ne piken B.
Pas kesaj thirrjeje, Sinan Dilek minimalisht duhet te jape shpjegime para agjenteve te Anti-Terrorit per kontekstin e kesaj deklarate, e cila mund te jete bere ne ndonje moment te veshtire psikologjik, megjithate per çeshtje sigurie kjo duhet shpjeguar para autoriteteve shqiptare.
A mund te imagjioni drejtorin e Lufthansa, Austrian Airlines apo ItaAirways te beje thirrje per prerje kokash ne Facebook?! Ja pra eshte e qarte se kush drejton Air Albanian! Gazeta Korrieri
LEXONI:
NDALOHET RIPUBLIKIMI PA CITUAR ME LINK DHE SIPAS RREGULLAVE NE FUQI! CDO SHKELJE DO TE NDIQET LIGJERISHT!