Ish-kryeministri dhe Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore i shtruar në një spital privat në Tiranë.
Ish-lideri 70-vjeçar i Partisë Socialiste është shtruar në reanimacionin e një spitali privat në kryeqytet dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, raporton “Balkanweb”.
Megjithatë nuk dihen më shumë detaje rreth shkaqeve që kanë shkaktuar komplikacione në shëndetin e tij.
Nano kaloi një periudhë të vështirë edhe gjatë pandemisë së koronavirusit, kur u shfaq i sëmurë nga problemet në mushkëri, por në atë kohë u raportua se arriti të rikuperohej.